Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të partisë, raporton Gazeta Express.
Këtë Mustafa e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se LDK-ja do të shkëlqejë përsëri, ndërsa u ka uruar sukses edhe kundërkandidatëve të tij.
Do të sigurohem që LDK do të ketë debat, diskutim dhe bashkëbisedim të hapur e të gjatë me secilin dashamir, votues e ish-votues dhe anëtar e ish-anëtar ku së bashku do të ndërtojmë unitetin dhe komunikimin tonë të vazhdueshëm”, ka shkruar Mustafa ndër tjerash.
https://www.facebook.com/besianm4/posts/1361349397549280