in

“Ballkani i hapur” sintezë e dy projekteve më të rrezikshme

[Historiani nga Novi Sadi Milivoj] Beshlin thotë se nuk është i befasuar nga rezultati i votimit në Tiranë.

“Mosmiratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kuvendin e Shqipërisë është padyshim një marrëveshje mes Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, është mbi të gjitha një vendim imoral që nuk është në interesin e vetë Shqipërisë, si shoqëri.

Është e qartë se Ballkani i Hapur po kërkon viktima dhe se tani është konfirmuar edhe një herë se Ballkani i Hapur është një projekt i Serbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe”, tha Beshlin. 

Beshlin nuk ka dilemë kur bëhet fjalë për synimet e kryeministrit [të Malit të Zi] Abazoviq, sepse beson se edhe qeveria aktuale malazeze është fryt i Ballkanit të Hapur.“Dje Abazoviqi shkoi te Patriarku Porfirije, duke marrë me vete nga një përfaqësues të komunitetit kombëtar shqiptar dhe serb, të dy personalitete pa peshë politike dhe integritet të veçantë. Ideja ishte të dërgohej një mesazh se prapa Qeverisë së re qëndrojnë qarqet e Serbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe që dhe se kjo marrëveshje themelore do të nënshkruhet jo vetëm kundër shtetit të Malit të Zi, por edhe kundër interesave të popullit shumicë, malazez. 

Kjo, ndër të tjera, është po ashtu rezultat i Ballkanit të Hapur”, tha Beshlin. Për pasojat e Ballkanit të Hapur për rajonin, Beslin tha se “tani shohim dy projektet më të rrezikshme në shkallë të gjerë në Ballkan në një sintezë”.“Dhe atë politike, e cila është shumë e rrezikshme dhe do të jetë shumë shkatërrues, veçanërisht për Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe me shumë gjasa për Maqedoninë e Veriut. Kjo sintezë e Serbisë së Madhe dhe Shqipërisë së Madhe do të bëhet edhe më e rrezikshme kur të bashkohet projekti i Kroacisë së Madhe, i cili tashmë është paralajmëruar shumë seriozisht nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, me deklaratat e tij ekstreme kur bëhet fjalë për Bosnjën dhe Hercegovinën”, tha Beshlin.

Biseda e plotë, bashkë edhe me Davor Gjeneron, analist nga Zagrebi, në Antena M të Malit të Zi. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

SI U KONVERTUAN SHQIPTARËT NË MYSLIMAN?

Pakistanezët në Britani 55% e martesave janë në mes kushërinjve – në Turqi deri në 40%