in

Bërnabiçka akuzon Kurtin, për organizimin e trazirave në parlamentin e Serbisë!

Sherif Ramabaja

Serbia po vlon. Tash flaka me ngjyra të ndryshme, e ka pushtuar parlamentin serb. Vuçiqi me propagandën e tij po ziejnë. U mundua kot që t´i qetësonte protestat duke u përpjekur që t´u jepte drejtim tjetër, kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

 Kur nuk i shkoi në Kosovë, iu kthye Bosnjës. Po as kjo nuk i ndihmoi. E sakrifikoi kryeministrin që të shpëtonte vetë, po as kjo nuk mjaftonte.

Ta organizonte Banskën 2, si duket nuk po guxon. Protestat ndaj tij, nuk po pushojnë. U mundua t´i akuzonte armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, po vetëm sa erdh duke i irrituar masat. Gënjeshtrat për rrezikun nga shqiptarët, nuk po i shiten si përpara.

Në parlament derisa hidheshin raketa, bomba, gaz – lotsjellës dhe mjete tjera lufte, Bërnabiç – ka e mori rolin e ndërmjetësimit.

 Kurti ju ka nxitur. Ju po i zbatoni urdhrat e tij. Ata po kënaqen nga sjelljet e juaja. Portalet, mediat dhe TV e tyre, po paraqesin kaosin në parlamentin tonë. Kurti po feston me kabinetin e tij. Edhe Vuçiqi pastaj përmes mediave, iu drejtua edhe vetë opinionit:

 Politika amerikane tërësisht i ka ndërruar anët dhe po shkrihet me atë ruse, kurse të krisurit në kokë ngritën kundër meje, kur me SHBA dhe Rusinë në anën tonë, do t´i arrijmë qëllimet tona aq shumë të dëshiruara.

Bërnabiç – ka sot ua tha haptas: ju po punoni sipas direktivave të Albin Kurtit. Ne u munduam që të përziheshim në zgjedhje atje dhe e nxorëm maksimumin që mundëm, kurse ai si duke na u hakmor menjëherë.

Si të biem ne në grackën e tij. Shikojeni unë jam veshur me flamurin serb dhe po i apeloi opozitës që të largohen nga Albin Kurti. Ai po e ndez Serbinë. Ai po i organizon protestat.

Ne energjinë tonë duhet ta orientojmë kundër shqiptarëve dhe Kosovës e jo kundër njëri – tjetrit. Derisa presidenti Trump po dërgon sinjale drejt Putinit, kjo do të thotë se ai këto sinjale po i drejton edhe drejt nesh. Këtë po e vërteton çdo ditë ambasadori Hill dhe Grenell. Ne jemi afër qëllimeve tona. Për atë po punojmë ditë e natë. Momentalisht po punojmë në dy fronte, në atë të Kosovës, Bosnjës po pa harruar veprimet që po i bëjmë në Mal të Zi, Maqedoni, Luginë, Sanxhak e Vojvodinë. Pra ne po punojmë në të gjitha drejtimet. Më pas përsëri Bërnabiç – ka iu drejtua parlamentarëve:

Shikojini pamjet e presidentit Vuçiq para mediave: i tronditur dhe i rraskapitur më zi se Rama i Shqipërisë. Po ta pyesnim opozitën, e cila sot po zhvillon luftë në parlament, ne do të hiqnim dorë nga Kosova, Bosnja, Mali i Zi, Lugina, Sanxhaku e Vojvodina.

 Atëherë çdo të ndodhte me Serbinë. Do të na ndajnë edhe më keq se Rusinë. Evropa mori vendim që miliarda të ndaj për armatosje, në mënyrë që t´i kundërvihet Rusisë, po kjo do të thotë edhe kundër Serbisë. Këtë nuk po e kupton opozita, e cila po dirigjohet nga Kurti.

Kur do të mbushemi mend ne serbët, apo jemi të nëmur që ta luftojmë njëri -tjetrin. Për këtë janë të njohur shqiptarët, po kur u vjen laku në fyt, ata së paku bashkohen, kurse ne as atëherë.

Rama po përballet me ekzistencë, prandaj e ka shpikur batutën, duke e krahasuar opozitën me kënetën, kurse Berishën po e quan Bufi i Kënetës. ndoshta edhe ne duhet të shkojmë në këtë drejtim. Nuk po na mbetet rrugëdalje tjetër. Serbinë duhet mbrojtur nga Kurti, përndryshe do na pushtojnë shqiptarët.

Mars – Rover (Satirë)

Julian Amery: Bijtë e shqipes (2)