in

Beniamin Bezhani vritet me armë zjarri në Fushë-Dukat

Në mbrëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij, Beniamin Bezhani, 27 vjeç, në Fushë-Dukat të Vlorës. Por si u njoftua policia? Në njoftimin për mediat, policia e Vlorës thotë se rreth orës 21:00, në sallën operative ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum, një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pajetë. Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, efektivët konstatuan se viktima ishte Beniamin Bezhani. Ai u ekzekutua me armë zjarri.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Përvjetori i 111-të i Shkollës Kombëtare, Normales së Elbasanit

Gjykata Kushtetuese mban seancën, vendoset fati i Qeverisë