in

Begaj: Ismail Kadare, ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i uroi sot ditëlindjen shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Presidenti Begaj, së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj takuan shkrimtarin Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj vlerëson shkrimtarin Ismail Kadare dhe e konsideron atë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare.

“Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë”, shkruan Presidenti Begaj.

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, feston sot 87-vjetorin. Ai u lind më 28 janar të vitit 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës së gurtë.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. /atsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kadare, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX dhe XXI

Izraeli premton përgjigje të shpejtë ndaj të shtënave në sinagogë të Jerusalemit