in

BE ragon ndaj Albin Kurtit: Nuk kemi hequr dorë nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas deklratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Kurti tha se Borrell ka hequr datën që ishte vendosur për normalizim të marrëdhënieve, që ishte marsi i vitit 2023.

Sakaq Peter Stano u shpreh se çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është i pasaktë.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është i pasaktë. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht pas këtij propozimi dhe inkurajon dyja palët që të bien dakord me tekstin, sapo të jenë të gatshme t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë të afta të pranojnë zgjidhjet evropiane. Tani është thelbësore që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, e kërkohet veprim i menjëhershëm nga dyja palët – Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave e Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Nuk mund të ketë negociata për normalizimin me kërcënim aktual të dhunës”, ka thënë Stano, raporton N1.

Në rrjetin e tij social Twitter Peter Stano shkruan “Unë do të informoj Shtetet Anëtare, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ.”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Duel vendimtar mes Albin Kurtit dhe A. Vuçiqit?

Osmani: Borell ishte i njëanshëm, mbajti anën e agresorit