in

BE ngrin asetet ruse në vlerë rreth 17 miliardë euro

Bashkimi Europian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro. Kjo ka ndodhur që kur Moska pushtoi Kievin në shkurt.

“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë në më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare. Kjo përfshin edhe 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha ai.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që këto asete të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.

“Nëse këto janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja është e mundur që ato të transferohen në një fond për Ukrainën. Kjo shumë është larg nga shuma që duhet për të financuar rindërtimin”, tha Reynders në intervistë.

Reynders tha gjithashtu se këtë vit mund të shihen gjyqet e para të krimeve të luftës të lidhura me luftën në Ukrainë. Dhjetëra shtete u zotuan në korrik që të mbështesin Ukrainën.

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë mund të arrijë në 750 miliardë dollarë dhe rusët e pasur duhet të ndihmojnë për të përballuar këtë kosto, kishte deklaruar në korrik, kryeministri ukrainas, Denys Shmygal./ Radio Evropa e Lirë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Gjykata e Hagës merr vendimin historik !

Klitschko i kërkon Perëndimit batanije dhe gjeneratorë: Do të vdesim nga i ftohti