in

BE në prag të ndarjes: Hungaria dhe Polonia rebelohen

Bashkimi Evropian u zhyt në një krizë të re pasi qeveritë e Polonisë dhe Hungarisë bllokuan buxhetin e BE prej 1,6 trilionë paund – përfshirë paketën e saj të shpëtimit për koronavirusin 677 trilionë paundësh. Hungaria dhe Polonia paralajmëruan se ‘nuk mund të jenë më anëtare’ nëse vlerat e tyre injorohen

Të dy vendet janë aktualisht objekt i hetimeve të BE për minimin e pavarësisë gjyqësore dhe përballen me mundësinë e humbjes së aksesit në dhjetëra miliarda euro – duke nxitur vendimin e tyre për të përdorur veton e tyre. Bashkimi Evropian gjithnjë e më shumë është duke goditur brirët me Poloninë dhe Hungarinë për shkak të politikave kombëtare që blloku i ka denoncuar se minojnë vlerat thelbësore të BE-së. Të hënën, zyrtarë nga këto dy vendet të Evropës Lindore u larguan nga bisedimet e buxhetit pasi refuzuan të bien dakord për përfshirjen e një mekanizmi të sundimit të ligjit që mund të ndalojë rrjedhën e parave nëse ka ndonjë shkelje të vlerave të përbashkëta. Polonia dhe Hungaria janë akuzuar për shkurtimin e të drejtave të pakicave LGBT si dhe kufizimin e lirisë së shtypit dhe institucioneve arsimore.

Në vitin 2020, BE filloi procedimin e Nenit 7 për herë të parë që nga krijimi i Traktatit të saj të Bashkimit Evropian në një përpjekje për të shtyrë Varshavën të tërhiqej nga reformat e propozuara të sistemit gjyqësor.

Sipas nenit 7, shtetet anëtare që zbulohen se shkelnin vlerat kryesore evropiane – që përfshijnë demokracinë, barazinë dhe shtetin e së drejtës – mund të shohin pezullimin e të drejtave të tyre të votimit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian si dhe kushtëzimin ose ndaljes së ndarjes së buxhetit për ato shtete.

Zëdhënës ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë ka thënë se qeveria e tij nuk ka më besim në paanshmërinë e institucioneve të Brukselit. Zëdhënësi Pawel Jablonski tha se “Ata nuk e trajtojnë Poloninë njësoj si shtetet e tjera anëtare me rregullore shumë të ngjashme. Dhe të tjerët nuk dënohen. Dallimet politike nuk duhet të përdoren si justifikim për ndërmarrjen e sanksioneve financiare.” The Daily Express

Lini një Përgjigje

Komuna e Prishtinës merr përsipër qiranë e teatrit “Oda”

Trembëdhjetë viktima e 737 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri