Monitorimi i financimit të xhamive, një hulumtim më themelor dhe një studim shkollor. Një grup pune sindikal propozon masa për të luftuar islamizmin radikal.
Me një katalog të ri masash, politikanët e brendshëm në koalicion duan të parandalojnë që islamistët radikalë të fitojnë terren më të madh dhe vëmendje në Gjermani – edhe nëse duan që qëllimet e tyre t’i arrijnë politikisht, pa dhunë. Në një letër pozicionimi që është në dispozicion të Agjencisë Gjermane të Shtypit, anëtarët e Unionit të Bundestagut deklarojnë se një zhvillim si ai në Francë, ku islamistët po insistojnë që tani në disa komuna në Gjermani të fitojnë terren, duhet të parandalohen pa tjetër me të gjitha mjetet.
“Shumica dërrmuese e rreth pesë milion myslimanëve në Gjermani jetojnë paqësisht në shoqërinë tonë dhe ndajnë vlerat e rendit bazë demokratik të lirë,” theksojnë anëtarët e Grupit të Punës, Grupi parlamentar i CSU në dokumentin e pozicionit që ata dëshirojnë të vendosin së shpejti për debat në grupin parlamentar. Sidoqoftë, islamistët ishin involvuar në pjesë të shoqërisë, që gjoja vepronin jo me dhunë, por në të njëjtën kohë përpiqeshin për një rend islamik “në të cilin nuk ka të drejta të barabarta, pa liri të mendimit dhe fesë, dhe gjithashtu nuk ka ndarje të fesë nga shteti “. Nevojiten më shumë kërkime themelore për të hedhur dritë mbi këtë fenomen. Ka kuptim gjithashtu të ngrihet një grup ekspertësh mbi temën e islamizmit politik me seli në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme .
Ndikimet e huaja nëpër xhami duhet të kontrollohet nga afër
Përveç kësaj, duhet të kontrollohet “nëse dhe si mund të futet një regjistër i xhamive në Gjermani që duhet të jenë në përputhje me kushtetutën,” vazhdon punimi. Sipas mendimit të anëtarëve të Bundestag, kompetencat e autoriteteve të mbrojtjes kushtetuese në këtë fushë, gjithashtu duhet të zgjerohen në mënyrë që të jenë në gjendje të kontrollojnë më mirë mundësinë e ndikimit në komunitetet e xhamive përmes dhurimeve financiare nga jashtë. “Nuk është çështja e parandalimit të plotë të financimit të huaj,” theksoi zëdhënësi i politikës së brendshme për grupin parlamentar të Bashkimit, Mathias Middelberg (CDU). Ajo që nevojitet është “transparenca për të njohur ndikimet e mundshme nga jasht”.
Shoqata më e madhe islamike në Gjermani, Ditib, është dega gjermane e autoritetit fetar turk Diyanet. Që nga janari 2020, Ditib ka trajnuar predikues në Eifel përveç hoxhallarëve që dërgohen në komunitetetin Ditib nga Turqia. Pavarësisht nga kjo, një seminar për trajnimin e predikuesve islamikë u hap në Osnabrück vitin e kaluar me financimin fillestar nga Ministria Federale e Brendshme.
Studimi shkollor synon të shqyrtojë ndikimin e Islamizmit tek fëmijët dhe të rinjtë
Një studim shkollor duhet gjithashtu të zbulojë “në çfarë mase ndikon islamizmi politik tek fëmijët, të rinjtë dhe adoleshentët”, sugjerojnë politikanët vendas. “Jo më pak pas vrasjes së mësuesit të frëngjishtes Samuel Paty , ne gjithashtu duhej të mësonim me dhimbje në shkollat gjermane, se sa larg ndikojnë dhe shkojnë islamistët. Veprimi i tyre ekstrem ndikojnë në të menduarit dhe në veprimet e të rinjve muslimanë,” tha Christoph de Vries (CDU), deputet nga Hamburg.
Paty u vra në një periferi të Parisit në Tetor të vitit të kaluar, sipas hetuesve, nga një 18-vjeçar dhe më pas iu pre koka. Terroristi i dyshuar me rrënjë ruso-çeçene, më vonë u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë. Sipas njohurive të mëparshme, motivi i tij ishte se Paty kishte treguar karikatura të profetit Muhamed në klasë. “Në vend që të shprehin keqardhje dhe dhembshuri, studentët myslimanë në Berlin dhe gjetkë refuzuan të merrnin pjesë në një minutë heshtje. Ata aktin e tillë barbar e quajtën, një ndëshkim të drejtë, ose madje kërcënuan mësuesit e tyre,” tha de Vries. Prandaj shkollat dhe mësuesit që ballafaqohen me probleme dhe sfida të tilla, nuk duhet të lihen në baltë.
Sipas përkufizimit të mbrojtjes së kushtetutës, Islamizmi përshkruan një formë të ekstremizmit politik i cili, duke iu referuar Islamit, synon “heqjen e pjesshme ose të plotë të rendit themelor demokratik dhe lirisë të Republikës Federale të Gjermanisë”.
Nga gjermanishtja Sherif Ramabaja