in

Bashkëshorti vrét me armë zjarri gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kosovë. Një grua është vrarë me armë zjarri në qytetin e Pejës. Dyshohet se autor është bashkëshorti. Sipas policisë autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi, shkruajnë mediat në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Irani po vazhdon me kërcënime

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë