in

Bajrami fton “Guardia di Finanza” për ta audituar Thesarin e Kosovës!

Agjencia e njohur italiane, “Guardia di Finanza”, që merret me krimet financiare dhe kontrabandë, pritet që së shpejti të vijë në Kosovë për të audituar rastin e vjedhjeve.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka bërë ftesë zyrtare kësaj agjencie nga Roma zyrtare.

Kësisoj, “Guardia di Finanza”, do të merret konkretisht me hetimin ndaj Thesarit të Republikës.

Ndryshe, para disa javësh shpërtheu skandali rreth zhdukjes së 2 milionë e 77 mijë eurove nga thesari i shtetit. Këto para dyshohet se ishin vjedhur përmes sistemit elektronik, shkruan Indeksonline.

Nga kjo vjedhje ishin bërë 4 pagesa në emër të disa projekteve.

Lini një Përgjigje

Barnatoren Rexall në lagjen “Dardania”e kanë përfshirë flakët

Skena kaotike nga protestat në Gjermani