Agjencia e njohur italiane, “Guardia di Finanza”, që merret me krimet financiare dhe kontrabandë, pritet që së shpejti të vijë në Kosovë për të audituar rastin e vjedhjeve.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka bërë ftesë zyrtare kësaj agjencie nga Roma zyrtare.
Kësisoj, “Guardia di Finanza”, do të merret konkretisht me hetimin ndaj Thesarit të Republikës.
Nga kjo vjedhje ishin bërë 4 pagesa në emër të disa projekteve.