Xhoe Bajden e ka përmendur Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan. Ai para të pranishmëve, ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij.
Tutje ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton që ndodhet në Prishtinë.
”Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, u shpreh Biden.
Më 6 qershor të vitit 2016, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”. Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafës.