Vrasje e katërfishtë ka ndodhur sonte në fshatin Pozharan të Vitisë.
Mërgimtar i cili ka ardhur nga Zvicra dyshohet se ka vrarë tre familjarët të tij dhe më pas veten.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur hetuesit rajonalë të Policisë së Gjilanit dhe kryeprokurori.
“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmimin e policisë.
Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe vetën.
Të vrarë janë dy djem, nëna e tyre dhe babai i tyre që dyshohet se është edhe kryesi i veprës.