“Avioni është rënduar shumë, dikush duhet të zbresë”. Ishte kjo kërkesa e çuditshme që dëgjuan pasagjerët e fluturimit Az227 të Ita Airways, që nisej nga aeroporti i Londrës me destinacion Milanon.
Anëtarët e ekuipazhit njoftuan se shkak ishte era shumë të fortë që mund të pengonte ngritjen e avionit. Në bordin e avionit ishte edhe gazetari italian Gianluigi Nuzzi, i cili e filmoi momentin dhe e hodhi në profilin e tij në Instagram.
Nisur nga kushtet e pafavorshme të motit, ekuipazhi llogariti se mbipesha e avionit arrinte në rreth 500 kilogramë. Karburanti shtesë i nevojshëm për t’u ngritur mbi rrokaqiejt e qytetit dhe kjo duhej të kompensohej nga zbritja e disa pasagjerëve. Në fillim u mendua të zbriteshin të paktën 10 persona. Propozimi parashikonte kompensim me një kupon me vlerë 250 euro.
Më pas, në fund, pas një negociate të gjatë, u arrit një kompromis. 6 prej pasagjerëve hoqën dorë fluturimi në këmbim të kuponit. Të gjitha bagazhet e tyre u zbritën. Ata do të mund të kthehen në ditët pasuese. Pas kësaj avioni mundi të ngrihej me një vonesë prej 3 orësh.