in

Austria kundër standardit të dyfishtë mes kandidatëve për anëtarësim në BE

Kancelari austriak, Karl Nehammer konfirmoi sot mbështetjen e tij për dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE), duke shtuar se kushtet që zbatohen për vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vlejnë edhe për këtë shtet, duke kundërshtuar standardin e dyfishtë mes kandidatëve.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Nehammer theksoi se do të mbështeste në kushte të caktuara dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën në BE.

Ai nënvizoi se kushtet që kërkohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vlejnë edhe për Ukrainën.

“Në këtë drejtim, Ukraina merr statusin e kandidatit, por nëse Bosnje-Hercegovina detyrohet të mbetet jashtë, kjo nuk do të ishte një situatë e arsyeshme për mua”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të maturës

Shpërthime në fabrikën e gazit në Porto Romano, evakuohen banorët