in

Austria fillon vaksinimin ndaras: "Një fiasko pas tjetrit për BE"

Autori Hans-Jürgen Moritz (Bruksel), nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Fronti i proklamuar dhe i bashkuar i vaksinimit Evropian po shkatërrohet, sepse nuk po funksionon si duhet. Shtetet kombëtare po grupohen. Kjo jo vetëm që ka të bëjë me virusin corona, por edhe me qendrat e reja të vendosjes në BE.

Një mik i njohur i solidaritetit evropian mbi vaksinimin, konsideron metoda drastike për t´i përfshirë të gjithë. CDU ekspert i shëndetësisë në Parlamentin Evropian, Peter Liese, sugjeroi për përdorim efikas të dozave të vaksinave të kompanisë Biontech: kushtet e kuadrit ligjor në mes të kompanisë, Komisioni Evropian, Agjencitë Evropiane për Produkte Medicinale si dhe po ashtu vendet anëtare të koperojnë që sa më shpejt të jetë e mundur të mundësojnë përdorimin më të mirë të vaksinës. U sugjerua që duhet koordinuar personat përgjegjës 24 orë në ditë dhe mos të lihen të lirë, derisa të gjejnë një zgjidhje funksionale “.

Turne ekstra austro-danez

 

Sidoqoftë, një numër shtetesh të BE-së me sa duket nuk besojnë më se proceset e besnikërisë ndaj Brukselit mund të përshpejtohen ndjeshëm. Ata po largohen, veçanërisht Kryeministri danez Mette Frederiksen dhe kancelari austriak Sebastian Kurz, të cilët dëshirojnë të krijojnë një aleancë vaksinimi me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu.

Komenti i Komisionit të BE mbi turneun shtesë Danimarkë-Austri ishte me gjuhë të hollë. Të dy shtetet janë të lira të “shqyrtojnë forma të tjera të mundshme të bashkëpunimit”, tha zëdhënësi i Komisionit Eric Mamer. Kjo është “plotësisht normale”. Të dy vendet e kishin bërë të qartë se ata nuk dëshironin të binin ndesh me strategjinë e përbashkët të BE-së.

Kancelari i Austrisë Kurz: “Të mos jesh më i varur nga BE”

Tani është e vërtetë që Kurz është përpjekur që iniciativa Austro-daneze të shfaqet si një dispozitë për vitet e ardhshme, e cila rregullisht duhet të kërkojë vaksinime të reja për koronën. Ai i tha gazetës gjermane “Bild” se qasja origjinale ndaj një strategjie të përbashkët të vaksinimit të BE ishte e saktë. Sidoqoftë, tani duhet të përgaditemi për mutacione të reja të virusit corona dhe “nuk duhet të varemi vetëm nga BE”.

Sidoqoftë, vendimi i Vjenës në mënyrë implicite përmban një shprehje mosbesimi ndaj Komisionit të BE – e cila duhet t’i përshtatet shumë mirë llogaritjeve politike të Kancelarit në shtëpi, ku ai dëshiron të paraqitet si një veprues që nuk shikon më zvarritjet në Bruksel. Shembulli i tij kap. Një diplomat i BE përshkruan gjendjen shpirtërore midis vendeve anëtare si vijon: “Të gjithë supozojnë se masat shtesë shtetërore duhet të merren në çdo rast dhe askush nuk e di nëse kjo skemë e zakonshme e blerjes do të vazhdojë”.

“Një fiasko pas tjetrës për Bashkimin Evropian”

Raportet e shtypit ndërkombëtar thonë se fronti i vaksinimit të BE është duke u shkatërruar. Ky front ishte ndoshta më shumë një ëndërr, shkruante e përditshmja belge “L’Echo”. Por “egoizmat kombëtar, reflekset gjeostrategjike, paaftësia e politikanëve për të krijuar një vizion përtej zonave të tyre elektorale, ose dyshime të thjeshta në lidhje me vaksinat” e parandaluan atë të merrte formë.

Gazeta polake “Polityka” nxori një përfundim shkatërrues: “Në të vërtetë, duhet të ketë vetëm një blerje të përbashkët, por prapa skenave ne negociuam individualisht. Sot të gjithë blejnë çdo vaksinë që mund të marrin. Një fiasko pas tjetrit për Bashkimin Evropian. “Dhe” Telegraaf “Hollandez i rekomandoi qeverisë në Hagë:” Hollanda dëshiron të veprojë brenda kornizës së BE, por do të ishte më mirë nëse ata kërkonin të bashkoheshin me  ” aleanca të reja të vaksinimit “.

Qendra të reja të vendosjes në BE

Nëse Hollandezët do të bashkoheshin me të vërtetë me Austriakët dhe Danezët, atëherë “katër ekonomitë” do të ishin pothuajse të plota përsëri, të cilat ishin bërë bashkë vitin e kaluar, përfshirë Suedinë , për të insistuar në disiplinën financiare në betejën për buxhetin e BE.

Vihet re që po formohet gjithashtu një front i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilët gjithashtu mbështeten tek vaksinat kineze dhe ruse . Është po ashtu në përputhje me një grup të dytë interesi në BE, i cili po përpiqen për më shumë vëmendje, shtetet e Vishegradit si Hungaria , Polonia, Sllovakia dhe Republikës Çeke.

Kriza e vaksinimit po nxitë pyka nëpër Evropë dhe dy blloqe të reja të energjisë janë duke u formuar me sa duket në kundërshtim me boshtin tradicional Berlin – Paris. Ndërsa qeveritë gjermane dhe franceze zyrtarisht i përmbahen politikës së përbashkët të blerjes së vaksinave të BE dhe ndodhen nën një sulm të konsiderueshëm të brendshëm politik, kurse grupe të tëra shtetesh po largohen nga kjo linjë. Por edhe Qeveria Federale e bëri këtë në heshtje duke siguruar doza shtesë të vaksinave për Gjermaninë jashtë programit të përbashkët të blerjes së BE.

Përpjekjet solo kombëtare, sepse Brukseli nuk po tregon rezultate

Eksperti shëndetësor i FDP në Parlamentin Evropian, Andreas Glück, fajëson Komisionin e BE nën Ursula von der Leyen për faktin se viktima e fundit e koronës është uniteti Evropian . Komisioni “nuk bëri një punë të mirë për shkak të negociatave të gjata për prokurimin e vaksinave dhe mungesës së transparencës”. Dhe sa herë që Brukseli nuk jep rezultate, “Shtetet Anëtare bien në përpjekje solo kombëtare”.

Sipas gjykimit të Glücks, nisma Austro-daneze është “e kuptueshme, por përfundimi është se vendet anëtare po dëmtojnë edhe veten e tyre nga një qasje e tillë”. Nga njëra anë, “sepse në një botë të globalizuar me zinxhirë kompleksë të furnizimit ne duhet të kemi një interes për të siguruar që fqinjët tanë gjithashtu të kenë akses në vaksinat efektive”. Nga ana tjetër, BE mund të përdorë më mirë fuqinë e saj të përbashkët të tregut. “BE ende duhet të mësojë të merret me këtë.”

Eksperti shëndetësor i SPD akuzon Kurz për hipokrizi

Tiemo Wölken, zëdhënësi i politikës shëndetësore për deputetët e SPD, tund kokën për sjelljen e kancelarit austriak. Social Demokrati tregon se austriakët bashkë-kryesuan grupin drejtues për blerjen e vaksinave të BE-së. “Është “hipokrite” nëse Kurz tani pretendon se duhet të veprojë veçmas. Kjo ndoshta mund të shpjegohet me faktin se ai donte të “siguronte lavdi në shtëpi të tij, po në anën tjetër vepron në kurriz të BE-së”.

Wölken gjithashtu sheh një prirje midis solistëve të tjerë për të “paraqitur veten më energjikisht se sa janë në të vërtetë”. Për shembull, Hungaria nuk e përdori kuotën e saj të dozave të vaksinave nga prodhuesi Biontech për të cilin kishte të drejtë.

“Aleancat e të Varfërve”

Specialisti shëndetësor i CDU Peter Liese vëzhgon me shqetësim tendencat e tërheqjes nga fronti i vaksinimit të BE: “Aktivitetet individuale kombëtare janë një sfidë e madhe politike. Unë jam mjaft i zemëruar me mikun tonë në Partinë Popullore Evropiane (EPP), z. Kurz. Kritika e tij ndaj Komisionit është populizëm. Zyrtari i qeverisë austriake Clemens Auer ishte përgjegjës për negociatat për blerjen e vaksinave në Bashkimin Evropian. Padyshim, Sebastian Kurz nuk u kujdes mjaft për këtë verën dhe vjeshtën e kaluar, që ai padyshim mund diçka të ndryshonte në këtë drejtim “.

Kolegu i grupit parlamentar Lieses, Christian Ehler (CDU) i sheh me qetësi veprimet e Austrisë, Danimarkës dhe Izraelit. Asnjë nga tre vendet nuk mund të tregojë ndonjë kapacitet të rëndësishëm prodhues për vaksinat ose një industri të madhe farmaceutike. Ehler nxjerr kështu përfundimin: “Kjo është një aleancë e të varfërve. Për sa kohë që vendet e mëdha anëtare të BE-së punojnë së bashku, do të ketë një Evropë të bashkuar në strategjinë e vaksinimit “.

Lini një Përgjigje

Australia i kërkon KE-së të rishikojë bllokadën e vaksinave nga Italia

Papa Françesku nis vizitën në Irak