in

"Austria është më e rëndësishme për mua sesa personaliteti im"

Akuzat kundër tij janë të pabaza, pohon më tej Kurz.

 (Një shembull për politikanët autoritar dhe të kriminalizuar shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri)

 

 

Nga Marko Schlichting, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

 

Kancelari austriak Sebastian Kurz jep dorëheqjen pas akuzave për korrupsion. Por nëse ndiqni reagimet fillestare të partive opozitare, kjo nuk është e mjaftueshme. Ekziston gjithashtu mosbesim midis partnerëve të koalicionit.

Ka indikacione të para për zhurmën e afërt në dramën më të fundit politike të Austrisë të shtunën në mbrëmje rreth orës gjashtë e gjysmë. Agjencia austriake e lajmeve APA raporton se kancelari Sebastian Kurz do të japë dorëheqjen, por jo siç duhet. Fjalë për fjalë do të thotë që Kurz dëshiron të “tërhiqet mënjanë”.

19.40 në mbrëmje: Kurz shkurtimisht paraqitet para mediave. Do të jetë një deklaratë e shkurtër. Pyetjet nuk lejohen. Ai thotë se ka bërë një punë shumë të suksesshme me PVP vitet e fundit. Por tani ka hetime kundër tij. “Unë dua të bëj hapësirë tani për të siguruar stabilitetin dhe për të parandaluar kaosin,” thotë ai. Akuzat kundër tij janë të pabaza, por: “Atdheu tani është më i rëndësishëm se sa personaliteti im”.

Partia Popullore Kristiane-Sociale Austriake (PVP) fillimisht do të vazhdojë të krijojë një qeveri me të Gjelbrit. Alexander Schallenberg, i lindur në Bern, do të bëhet kancelari i ri. Më parë ai ishte ministër i Jashtëm. “Ai ka aftësitë diplomatike që duhen për të rindërtuar besimin,” tha Kurz në deklaratën e tij.

Vetë Kurz bëhet anëtar i Këshillit Nacional në parlamentin austriak. Atje ai dëshiron të bëhet udhëheqës i grupit parlamentar të partisë së tij. Në Austri ky quhet kryetar klubi. Zëvendëskancelari i Austrisë, Ministri i Kulturës Joseph Kogler i të Gjelbërve, mirëpret dorëheqjen e Kurz. Të Gjelbrit duan të vazhdojnë të qeverisin me PVP.

Kritika e parë nga FPÖ

Dorëheqja e Kurz i parapriu një mocioni censure, për të cilin partitë e tjera të përfaqësuara në Këshillin Kombëtar kishin rënë dakord dje dhe të cilat të Gjelbrit, partneri i koalicionit i PVP, gjithashtu donin ta mbështesnin.

Si duhet të vazhdojë nuk është e qartë. Për shembull, kreu i NEOS-it liberal, Beate Meinl-Reisinger, kishte propozuar një “qeveri përqendrimi” në të cilën duhet të përfshiheshin të gjitha partitë opozitare-përfshirë FPÖ të krahut të djathtë. SPÖ atëherë e quajti këtë një “ide të çmendur”. Kurz gjithashtu donte të parandalonte diçka të tillë, thotë ai në deklaratën e tij. Sidomos për shkak të pjesëmarrjes së FPÖ.

Drejtuesi i partisë së tyre Herbert Kickl është i pari që kritikoi lëvizjen e Sebastian Kurz. Sipas ORF, ai thotë se Kurz gëzon ende imunitet politik dhe se hetimi kundër tij do të ishte i vështirë. Kurz që atëherë ka njoftuar se do të aplikojë për heqjen e imunitetit të tij parlamentar javën e ardhshme.

Hetimet kundër Kurz

Arsyeja e dorëheqjes së kancelarit austriak janë akuzat për korrupsion kundër tij. Thuhet se ai kishte porositur rezultatet e anketimit të manipuluar nga një institut i kërkimit të opinionit, të cilin shumica e mediave austriake e kishin përdorur. Sondazhet përkatëse u financuan me paratë e taksapaguesve. Thuhet se ata kanë shërbyer për ta vënë PVP në një dritë më të mirë. Kështu ai ndikoi në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar katër vjet më parë. PVP e kishte fituar atë qartë dhe më pas kishte formuar një koalicion qeveritar me FPÖ.

Ky ishte kulmi i deritanishëm i ngritjes së austriakut, i cili ishte kancelari më i ri i vendit të tij deri më sot – një ngjitje që duhet të kishte marrë fund të shtunën në mbrëmje.

Burimi: ntv.de

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Nata e fantazmave

Dy libra, të dy dashamirëve të – l i b r i t!