in

Austri: Kontrollimi i vaksinimit

 

Disa njesi federale austriake po dërgojnë kontrollues në qendrat e vaksinimit për të parandaluar vaksinimin e njerëzve që nuk kanë ende të drejtë për të, raportoi media austriake të premten pasi kryeministri Sebastian Kurz kritikoi ashpër zyrtarët lokalë për vaksinimin një ditë më parë. “është e rëndësishme për ne që të gjitha vaksinat të jenë të dokumentuara saktë.

Kjo është arsyeja pse ne kemi dërguar staf për të mbikëqyrur procesin në të gjitha shtëpitë e pleqve ku vaksinat tani po kryhen”, tha kryeministri i krahinës federale Voralberg, Markus Wallner.

Nëpër Austri, gjithnjë e më shumë kryetarë bashkish dhe zyrtarë lokalë po kërkojnë falje publike për vaksinimin e parakohshëm. Shumica e arsyetojnë vaksinimin e tyre duke thënë se pas vaksinimit, në shtëpitë e pleqve kishte mbetur një tepricë vaksinash që duhej përdorur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

IKSHP apelon për kujdes, është shtuar numri i viktimave nga COVID-19

Putini ka arsye të jetë nervoz