in

Atiq pas votimit deklaron se pret rezultate të mira nga votuesit

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, Ekrem Atiq, votoi sot në njërën nga qendrat e votimit.

Menjëherë Pa votimit ai është shprehur para medieve se deri në këto momente procesi i votimit ka shkuar mirë, me gjithë disa mangësi të vogla.

“Sapo e kreva procesin e votimit. Pres rezultate të mira, procesi ka shkuar mirë deri më tani. Kemi pasur një problem. Ka pasur tendencë për të ndaluar vëzhguesit në Qendra të Votimit, por kjo është kryer me intervenimin nga KQZ-ja. Presim sukses”, ka thënë Atiq i Vetëvendosjes.

Lini një Përgjigje

Shpejtim Bulliqi: Dhashë votën për të ardhmen e qytetarëve të Podujevës

Serbia hakmerret ndaj Malit të Zi, e dëbon ambasadorin malazez