Kur tjerët s’kishin ligje, e as kushtetutë, ne kishim rregull e Kanun, të cilat i bani bashkë vigani i dritës, i lindur n’ketë ditë më 1874. ÁT SHTJEFËN GJEÇOVI
Në ditën e sotme, më 12 korrik 1874 në Janjevë, lindi françeskani, Át Shtjefën Gjeçovi, meshtar katolik, etnologjist e folklorist.Gjeçovi ishte autor i përmbledhjes me tradita, doke dhe rregulla zakonore shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.
Kanuni i Lekë Dukagjinit u botua në revistën “Albania” të Faik Konicës më 1898 dhe 1899, dhe më pas vijoi të botohej në 36 numra të revistës së njohur “Hylli i dritës” në periudhën 1913-1914 dhe 1921-1924.
Traktati zakonor shqiptar u botua i plotë pas vdekjes së Gjeçovit në vitin 1933 dhe shoqërohej me një parathënie të Át Gjergj Fishtës.
Kanuni ishte de-fakto një përmbledhje e parimeve juridike në një kohë kur shumë shtete nuk kishin dokumeta themelore juridike si kushtetuta.
Për vlerat që mbart, Kanuni i Lekë Dukagjinit ka tërhequr vëmendjen e studiuesve nga mbarë bota. Át Shtjefën Gjeçovi u vra nga serbët më 14 tetor 1929 deri sa kthehej nga Prizreni për në Zym.
Shqypnia asht vendi ku kena le e na jena vetëm shqiptarë. Gjuha jonë asht shqypja.Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë. Át Shtjefen Gjeçovi