in

Asociacioni, shkatërruesi total i trurit të udhëheqësve serb !

Sherif Ramabaja

Ne edhe ashtu ishim të bllokuar. Sa vraponim pas Rusisë, sa pas Kinës, Vendeve të Painkuadruara, EU – e s’dinim ndaj kujt nuk vraponim.

Në vend se të preokupoheshim për hallet e popullit dhe të orientoheshim ndaj së ardhmes, ne merremi dhe e helmojmë rininë dhe fëmijët me të kaluarën. Nuk na ka mbetur asnjë fqinj i vetëm, i cili na admiron. Që të gjithë i konsiderojmë dhe i kemi armiq, janë fjalët e opozitës serbe.

Siç duket tash kohët e fundit, na është bllokuar truri vetëm Asociacion. Ne zgjohemi me te, drekojmë me te, shkojmë të flemë me te. Nuk e dimë se çka ndodhur me ne, por është rrezik se do të përfundojmë nëpër spitale, me diagnozën e Asociacionit.

Shqiptarët i konsiderojmë armiq, por kur e vërejtën se ne si popull për këtë term do të përfundojmë në çmenduri, u pajtuan ta formonin Asociacionin, me të vetmin qëllim, që të na shpëtonin si popull.

Në bisedat diplomatike, në forume, në simpoziume, në kafene, në restorante, në pushime, në shkolla, universitete, në armatë, në polici, në kopshte, në vizitat shtetërore, në tualete etj. ne vetëm këtë fjalë e zëmë në gojë.

 Duke e nuhatur rrezikun, ambasadori amerikan Hill, i brengosur seriozisht për fatin e popullit serb, e ka vënë si pikë të parë zgjidhjen e këtij problemi.

Pra ne jemi bëri pacienti i SHBA, pacienti i Rusisë, pacienti i Kinës, pacienti i të painkuadrurëve, pacienti i Azisë, i Amerikës Latine, i Afrikës, i Australisë dhe i tërë planetit.

Diagnoza e jonë po i preokupon të gjithë, po ne nuk po e kuptojmë, apo nuk jemi në gjendje ta dimë, se në ç´shkallë kemi arritur.

Një mënyrë e mirë për ta analizuar veten është që të shikohemi në pasqyrë. Për fat të keq ne nuk e bëjmë këtë, prandaj pasojat e një diagnoze kolektive do të thellohen.

Një terapi e përgjithshme ishte sulmi i NATOS që na u bë me luftën e Kosovës më 1999, por ne nuk nxorëm mësime.

Vuçiq, Daçiq, Vulin, Bërnabiç – ka, Radojçiq, Dodik etj. janë duke e drejtuar Serbinë, drejt një terapie të dytë.

Kjo terapi mund t´i kushtoi Serbisë. Do të kërkohen rrugët e shërimit të saj. Rruga e shërimit mund të jetë e vështirë dhe e dhimbshme, po tjetër mundësi nuk mbetet.

 Pacientit duhet ofruar ndihmën adekuate. Për disa nga pacientët të cilët janë edhe figurat kyçe të politikës serbe, do të ketë tretman të veçantë.

Terapia e tyre mund të zgjas me vite, po kur të shihet dëmin të cilin ia kanë shkaktuar popullit të vetë, pa e llogaritur atë të fqinjëve, duhet të jetë e kuptueshme.

Ekziston edhe një rrezik të cilin duhet ta bëjmë të njohur, për t´u mos u keqkuptuar.

Asociacionin do të filloi në Kosovë dhe me Kosovën, po nuk dihet se ku do të shtrihet dhe ku do të përfundoi. Lugina, Sanxhaku, Vojvodina dhe komunitetet e tjera në Serbi, i kanë pjatat e gatshme për Asociacionet e tyre.

Rreziku tjetër për udhëheqësit serb, Serbinë dhe popullin serb do të jetë sapo ta kuptojnë se, Asociacioni do të jetë vetëm një formalitet.

Si kolektivitet mund të përfundojnë në spital kur ta kuptojnë ky Asociacion, i cili po i çmend, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Mars – Rover (Satirë)

 

Lini një Përgjigje

Konjufca: S`mundet deputetja e Serbisë të punojë për statut të Asociacionit

Ernesto Sabato dhe historitë shqiptare që la në libra