Kushdo që ka dënime të prera qoftë me burgim, me gjobë apo me kusht në tri vjetët e fundit pavarësisht llojit apo shkallës së dënimit nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Kështu thanë ish-kryetari iGjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe ish-kryetari i Gjykatës Supreme,Fejzullah Hasani të cilët morën pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti iKosovës për Drejtës me temën “Kush ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje?”
Vendimi i gjykatës Kushtetuese i cili e dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen më 14 shkurt sipas tyre ka probleme thelbësore dhe probleme serioze që cenojnë edhe sigurinë juridike.
Ish-kryetari i GjykatësKushtetuese, Enver Hasani thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lë dyshime se çdo kush që ka 3 vjet dënim pa marr parasysh shkallës apo dënimit për veprën penale nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje.
“As në dispozitiv dhe as në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë asnjë dyshim më të vogël se çdo kush që ka dënim fajësues për tri vite pa marr parasysh shkallën e veprës, peshën e veprës dhe të dënimit në mënyrë jo diskriminuese ka cenuar garancionet kushtetuese nga neni 45, por edhe nga neni 70.6 edhe këtë garancion e ka rrënuar për shkak se nuk ka asnjë logjik që dikush që ndërkohë është deputet të vijë një dënim 8-9 muaj për ndonjë vepër. Gjykata nuk ka bërë asnjë dallim sa i përket peshës së veprës llojit të dënimit dhe në mënyrë gjenerale po e përsërisë se nuk ka asnjë rend që citohen në raportin e Veneciasqë e thotë në këtë mënyrë. Aty ke ose me Kushtetutë ose me ligj si akte autorizuese që shumicën e rasteve ia lënë një organi me vendos.. Nuk besoj që ka kush që mund ta lexojë ndryshe kushdo qoftë nuk e di kush ka përfshirë edhe zotërinë Kurti a ka vendim apo nuk ka vendim unë vetëm kam dëgjuar nëpër medie nuk e di por nuk mundet ndryshme me u interpretu. Prapë po e them se kam frikë që në të ardhmen mund të vijë gjendja në këtë vend për mos kuptim për shkak të jo profesionalizimit të dispozitivit dhe të krijohet një mish-mash dhenuk ke më se çfarë zbaton”, theksoi ai.
Me këtë konstatim është pajtuar edhe ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani i cili tha se edhe ata të cilët kanë vërejtje gjyqësore u mohohet e drejta për të kandiduar për deputet.
Sipas tij Komisioni Qendror Zgjedhor për verifikim të kandidatëve duhet të respektojë standardinKushtetutën, ligjet, Kodin Penal të Kosovës në të kundërtën nuk ka pse bëhetankesa e kandidatëve.
“Po iu referuam interpretimittë Gjykatës Kushtetuese jo vetëm ata që janë dënuar por edhe atij që iu ështëreferuar vërejtja gjyqësore që nuk është fare dënim, edhe vërejtja gjyqësoreshpallet fajtor jo vetëm i dënuar por edhe i pa dënuar fare edhe me vërejtjegjyqësore që ia bën me gisht me u shprehur në mënyrë metaforike, por edhe ai qëështë dënuar 100 euro sepse minimumi i dënimit është 100 euro nuk ka të drejtëpër t’u zgjedhur sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas KoditPenal, sipas Ligjit mbi Zgjedhjet, sipas Kushtetutës, sipas Konventës asnjë ngakëto nuk mund t’i mohohet e drejta për të kandiduar nëse nuk iu është shqiptuardënimi plotësues nga Gjykata dhe nëse nuk janë dënua me burgim efektiv gjithnjëduke u bazuar në se nuk ia njeh pasojat juridike. Por nëse është i detyrueshëmvendimi i Gjykatës Kushtetuese atëherë çfarë efekti ka ankesa nëse është idetyrueshëm për KQZ-në, është i detyrueshëm për PZAP dhe Gjykatën Supreme…nëseinterpretohet në këtë mënyrë se ai është i domosdoshëm sepse ai e ka bë njëinterpretim ankesa e kandidatëve është fare formale”, theksoi ai.
Pjesëmarrës në këtë tryezë tëIKD-së ishte dhe avokati, Kujtim Kërveshi i cili tha se kushdo që ështëshpallur fajtor në tri vitet e fundit për një vepër nuk ka çka kërkon nëprocesin zgjedhor të 14 shkurtit.
“Kushdo që është dënuar nëtri vitet e fundit pasojat e fundit janë për të gjithë këta qofshin ata që janëaktiv politik, por edhe ata të cilët ia mësyjnë jetës politike përmes procesitzgjedhor ballafaqohen me këtë premisë nëse do i përmbahemi vetëm interpretimittë Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim fatkeqësisht nuk është në përputhje me disanga standardet themeltare të Kodit Penal, por kjo është çështje tjetër sepseinterpretimi i ngushtë që duhet t’i bëhet këtij vendimi është kështu i qal dheështë i tillë çfarë është se kushdo që është shpallur fajtor në tri vitet e funditpër një vepër nuk ka çka kërkon në procesin zgjedhor që është aktual dhe në tëtjerët brenda kësaj periudhe”, theksoi ai.
Kurse, drejtori i Instituti iKosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se çdo qytetar në tri vitet e funditkur do të mbahen zgjedhjet që ka një dënim të formës së prerë pa marr parasyshme burgim efektiv apo me kusht apo me gjobë iu kufizohet kjo e drejtë.
Miftaraj: Kushdo që ka dënimtë formës së prerë për tri vjet i kufizohet e drejta për kandidim
“Çdo qytetar në tri vitet e fundit kur do të mbahen zgjedhjet qëka një dënim të formës së prerë pa marr parasysh me burgim efektiv apo me kushtapo me gjobë iu kufizohet kjo e drejtë. Përderisa praktika e GjykatësKushtetuese e Kosovës menjëherë në vitet e para të themelimit të saj ka qenënjë praktik që është marr nga shtetet e BE-së dhe rajonit dhe ka qenë praktikëqë vendimet e kësaj gjykata kanë qenë të arsyetuara dhe shërbenin si burim i sëdrejtës si referencë të shteteve të tjera, fatkeqësisht në vitet e fundit,respektivisht në tri katër vitet e fundit kjo praktikë e mirë ka filluar tëzëvendësohet me praktika të këqija nëse lejohet të jetë që dëshmon se Kosova,Kuvendi i Kosovës duhet të ndërmarr masa në mënyrë që të sigurohet që kjogjykatë të ketë gjykatës me integritet, dhe ky integritet të përkthehet në profesionalizëm dhe përvojë për trajtim të çështjeve që iu vije në punë“,theksoi ai.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt.KP