in

ASK-ja publikon Indeksin e Kostos të Ndërtimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2020.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1.1% në TM4 2020, krahasuar me TM3 2020. Rritje më të madhe kishin: materialet ( 2.2%); energjia (1.6%); makineritë (0.6%) etj..

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (- 8.8%); pagat (-0.6%); dhe kostot e tjera (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati një rritje prej 1.1%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (2.3%); energjia (1.9%); dhe makineritë (1.9%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (-7.1%), pagat

(-2.5%); dhe kostot e tjera (-0.7%).

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN), vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet.

Lini një Përgjigje

Palmer: Kurti i vë interesat në të mirë të Kosovës mbi të gjitha

Ben-Meir: Serbia e di se nuk mund ta zhbëjë Kosovën, këtë e garanton SHBA-ja