in

Asadi po starton me mandatin e katërt, kurse Rama me të tretin !

Albania's Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Elbasan, Albania, on April 20, 2021, three days ahead of Albania's general elections. - Albania holds general elections on April 25, 2021, with centre-left sitting Prime Minister Edi Rama of the Socialist Party running for a third mandate, and facing a challenge from a dozen parties united behind the main opposition Democratic Party. The poll is seen as vital for the country's ambitions to join the European Union after an acrimonious campaign marred by a deadly gunfight between supporters of rival parties. (Photo by Gent SHKULLAKU / AFP) (Photo by GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)

Nga Sherif Ramabaja

Askush nuk do të dëshironte për të vënë paralele se cili është Asadi e cili është Rama, po prap se prap ngjashmëritë mes njerëzve dhe sidomos mes figurave politike, sot janë shumë të përafërta.

Të flitet për Putinin, Lukashenkon, Vuçiqin, Balsonaron, Maduron e Asadin askush nuk do të befasohej sepse këto janë figura të “njohura” botërore, po kur flitet për Erdoganin, presidentin Viktor Orban dhe Ramën secili do të shtronte pyetjen, si është e mundur?

 Si është e mundur kur që të tre këta përfaqësojnë shtetet që janë pjesë e NATOS, ndodhen në Evropë, njëri është anëtar i EU, kurse dy të tjerët synojnë që t´i bashkohen këtij Unioni.

Dilemë shumë e arsyeshme do të ishte si tolerohen, ose deri kur mund të vazhdojnë kështu pa u trazuar.

 EU dhe SHBA në pafuqi për të vepruar ndryshe, e kanë Shtuar presionin ndaj Ramës.

Ai tashmë është i shtrënguar për reforma në drejtësi, të cilat me vite i kishte bllokuar, nga shkaku se do ta humbte pushtetin dhe do të jipte përgjegjësi.

Tash kur ska mundësi t´i bishtnoi më tutje reformës në drejtësi, shteti ligjor obligohet që ta luftoi krimin dhe për qudi, janë burgos disa nga hajnat, pa marr parasysh cilës kategori u takojnë.

Sapo filluan të ndiqen disa nga ta, Rama bëri me dije se ai dhe partia të cilën e udhëheq, nuk kanë mandat dhe nuk mund t´u ndihmojnë. Prandai secili krejtësisht vetë, duhet të ballafaqohet me barrën e cila u ngarkohet.

 Ky paralajmërim qartë tregon se krimi dhe plaqkitja shtetërore, mbrohej nga organet e pushtetit të Rilindjes.

Opozita po trumbeton se „peshku qelbet nga koka”, pa e drejtuar gishtin drejt Ramës, po indirekt këmbanat po bien.

Shumë mëkate dhe shumë vuajtje janë bërë gjatë dy mandateve të Ramës, kurse në mandatin e tretë për të cilin supozohet që prap me hajni e ka fituar, po mundohet që të shfajësohet para shqiptarëve : nuk kishte dëgjuar, apo nuk dinte asgjë për tenderët, korrupcionin dhe krimin e organizuar shtetëror.

 Do të besojnë shqiptarët nga shfajësimet e tilla, është vështirë të besohet. Nëse peshku qelbet nga koka, asgjë pa dijen e tij nuk ka mund të ndodh.

Nëse fillohet me reformën e tillë të cilën është i shtrënguar ta zbatoi, jo nga shqiptarët po nga bashkësi ndërkombëtare, kryepeshku i hajnisë dhe krimit shtetëror, duhet të bie në rrjetin e gjuetarëve të drejtësisë.

Sikurse rrjeti të jetë përgaditur ashtu si mendohet dhe shpresojnë shqiptarët, peshqëve të mëdhenjë po u afrohen ditët kur do të peshkohen.

Me zënjen e peshqëve të mëdhenj, të vegjlit do të dorëzohen vetë, pa pasur nevojë për rrjetë.

Reforma pastaj do të jetë e nevojshme të filloi me partinë në pushtet, sepse qelbja më e madhe aty është duke ndodhur.

Me reformimin e partisë e cila e ka kapur shtetin, priten të stabilzohen edhe raportet mbarë shqiptare, të cilat janë duke vuajtur nga kundërmimi i kryepeshkut.

Lini një Përgjigje

A e duan shqiptarët e Kosovës Enver Hoxhën?

Rabini dhe hoxha