in

Arrestimi i Belerit, Rama: Jam vetëpërmbajtur nga retorika inflamuese greke

rtsh.al

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për arrestimin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh dhe kryetra bashkie në Himarë në zgjedhjet e14 majit.

Duke iu referuar deklaratave të Greqisë, Rama tha se u tregua i vetëpërmbajtur dhe se nuk do të lejojë askënd që t’i bëjë presion drejtësisë, aq më pak nga jashtë Shqipërisë.

“Dua të jem i qartë, dua të respektojë zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbahem nga ana ime dhe e jona sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme së bashku me qeverinë grek për të ngritur një urë të re të madhe të fortë bashkëpunimi për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhëniet tonë. Nga ana ime jam i vendosur të bëjë maksimumin para se të jemi i detyruar të reagojë proporcionalisht. Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë të metat e tyre, por askush që nga unë i pari që si kam kontestuar asnjëherë vendimet e tyre dhe jo më pastaj të tjerë e lerë pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje dhe në presion rolin e tyre.

Unë besoj që nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi shqiptare dhe drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Është e njëjta drejtësi me të metat dhe barrën e tyre. Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka tjetër që askush nuk do ta vë re, ato janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pa asnjë pengë dhe incident, aty kanë qenë përfaqësues të turit diplomatik dhe me të drejtën e tyre si vëzhgues. Nëse unë nuk i bëj presion drejtësisë, këtë nuk e lejojë ta bëjë askush tjetër, si do shkojë procesi  e çfarë do dali është diçka që i ka kaluar SPAK dhe unë e ju nuk dimë më asgjë”, tha Rama

I pyetur nëse do të shkarkojë kryetarin e sapo zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin pas probleme me drejtësinë, Rama tha se rëndësi në këto zgjedhje ka pasur vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe pa incidente në Himarë dhe se fjalën do e thotë drejtësia.

“Unë besoj që Himara të jetë krye tema dhe nuk ja vlen të harxhojmë këtë bashkëbisedim, zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të lirë, njëri prej kandidatëve ka një problem të hapur me drejtësinë,. Për të arën ne kemi pjesën tonë të përgjegjësi dhe e kemi ushtruar me durim maksima dhe përngjashmëri, nuk kemi çuar as edhe një person nga qendra. Edhe drejtuesi politik i Vlorës nuk ka qëndruar aty për të bërë markimin e atij lideri lokal që përmbyti mediat dhe shpërndau toksinat e një situate imagjinare e presionesh me mjete e xhama të zinj. S’ka pasur asnjë debat apo përplasje dhe kjo është pamja e qartë e përgjegjshmërisë tonë. Drejtësia është diçka tjetër”, tha Rama

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve nga polica për akuzën e korrupsionit aktiv për blerje votash. Megjithatë në zgjedhjet  e14 majit ai u zgjodh kryetar bashkie për Himarën dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodh.

Lini një Përgjigje

Mediet gjermane: "Në Turqi frika dhe pashpresa, do të mbretërojnë vitet e ardhshme"

A mori fund Revolucioni i Berishës?!