in

Arabia Saudite hedh poshtë raportin e SHBA-ve: "Princi nuk qëndron pas vrasjes së Khashoggi ’

Arabia Saudite e refuzoi një raport të SHBA që akuzon Princin e Kurorës Mohammed bin Salman se qëndron pas vrasjes në 2018 të gazetarit Jamal Khashoggi.

“Qeveria e Arabisë Saudite plotësisht hedh poshtë përfundimet e gabuara dhe të dëmshme të përfshira në raport, në lidhje me udhëheqjen e Mbretërisë dhe nuk mund t’i pranojë ato në asnjë mënyrë,” tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Raporti i SHBA “përmban konkluzione dhe informacione të gabuara”, shton ai.Deklarata tha se ishte “një rrethanë vërtet për të ardhur keq që raporti, me konkluzione të padrejta dhe të gabuara, u botua ndërsa Mbretëria dënoi qartë këtë krim të rëndë dhe udhëheqësit e saj ndërmorën hapat e nevojshëm për të siguruar që një dramë e tillë të mos ndodhte më kurrë”.

Ministria thekson se “partneriteti midis Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara është i fortë, i bazuar në respekt të ndërsjellë për dekada”.

“Shpresojmë që partneriteti të vazhdojë në të njëjtat themele”, shton ai.

Një raport i inteligjencës amerikane i lëshuar të premten tha se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili shkroi në mënyrë kritike për familjen mbretërore dhe u vra përfundimisht.

Khashoggi kishte një leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara dhe në kolonat për Washington Post ai kritikoi ashpër politikat e Princit Mohammad bin Salman të njohur si MBS.

Ai u vra më 2 tetor 2018 në konsullatën Saudite në Stamboll nga një ekip operativësh të lidhur me trashëgimtarin e fronit. Trupi i tij thuhet se ishte copëtuar, por eshtrat nuk u gjetën kurrë.

Lini një Përgjigje

U vranë 22 rebelë pro iranianë pas sulmeve amerikane

Reagimi i grupit të Lutfi Hazirit kundër postimit të Avdullah Hotit