in

Ambasadorja e Kosovës në Izrael vaksinohet kundër koronavirusit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në një spital të Izraelit.

Demiri ka vendosur që dozën e parë të vaksinës ta marrë në ditën e lindjes së saj.“Pas një periudhe në karantinë, falënderuese dhe e lumtur që e morra dozën e parë të vaksinës, sot – në ditëlindjen time”, ka shkruar Demiri.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar Kosova dhe Serbi firmosën në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen ekonomike. Në kuadër të saj erdhi edhe ujdia për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael. 

Lini një Përgjigje

Të gjithë mësimdhënësve urime 7 Marsi

Portreti i hyjit Merkur më hyjin Pluto nga Ulpiana