“Nuk hezitoj ta përshkruaj ngjarjen si një mas,akër, si një kr,im kundër njerë,zimit”. Këto ishin fjalët ish-udhëheqësit të misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, kur pa se çfarë kishte ndodhur në fshatin Recak, ku u masa,kruan 45 shqip,tare.
Walker, ndikoi jashtëzakonisht shumë në përcaktimin e rrjedhave që do të merrte historia e Kosovës.Diplomati amerikan para botës po tregonte për krimet e llahtarshme që po kryente regjimi i Slobodan Milloshevicit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ai edhe sot vazhdon të jetë i lidhur emocionalisht me Kosovën.Por Walker, po shprehet i shqetësuar me vështirësitë politike që po kalon vendi, derisa ka kritikuar ashpër rolin e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën.