Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar Ferdonije Qerkezin, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Orlando ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se ka qenë shumë i prekur me dëshminë e saj të dhimbjes dhe humbjes së të dashurve.
“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë u preka thellë nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezi për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando./ER