Ambasadori Qëndrim Gashi dënoi fuqishëm këto sulme, duke thënë se terroristët nuk do të fitojnë. “Ne dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Nice. Kosova është me popullin dhe qeverinë franceze në këto kohë të vëshitra dhe zemra tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Terroristët nuk do të fitojnë”, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në Francë.
Sulmi në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm