Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë adoptuar tekstin e miratuar nё mes tё Komisionit Evropian dhe Këshillit tё BE-sё nё lidhje me liberalizimin e vizave pёr Kosovёn.
Sipas tekstit tё miratuar nё Trialog, qytetarët e Kosovës do tё gёzojnё lirinë e lёvizjёs nё zonёn Schengen paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, por nё çdo rast jo më vonë se më 1 janar tё vitit 2024.
Me miratimin nga ana e ambasadorëve, tani mbetet qё kёtё vendim mbi liberalizimin e vizave ta votojnё dy institucionet kryesore: Parlamenti Evropian nga njёra anё si dhe Këshilli i Ministrave tё BE-sё nё anёn tjetёr.
Meqë institucionet po hyjnё nё periudhën e pushimeve tё fundvitit, votimet nё kёto dy institucione pritet tё ndodhin nё fillim tё vitit qё vjen.
Mё pas pritet qё vendimi nё fjalё tё publikohet nё gazetën zyrtare tё Bashkimit Evropian, me ç’rast konsiderohet vendimi i plotfuqishëm dhe vetëm pritet data e implementimit tё vendimit nё fjalё.