Ambasada e Kosovës në Vjenë u ka bërë apel të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qendër (Bezirkun 1.) të qëndrojnë në vende të sigurta.
Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritetet po punojnë në zbardhjen e rastit.
Lusim edhe njëherë të gjithë qytetarët në Vjenë të qëndrojnë në vende të sigurta, në raste emergjente të telefonojnë policinë lokale në numrin 133 apo në numrin emergjent të ambasadës si vijon:+43 676 7861865
Ambasada e Kosovës në Vjenë