in

Ambasada e Italisë mirëpret aplikimin e Kosovës në BE

Një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi në Pragë, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka reaguar Ambasada italiane në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kjo ambasadë mirëpret aplikimin, dhe i uron sukses Kosovës në rrugëtimin evropian.

“Mirëpresim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe u urojmë miqve tanë suksese në rrugëtimin e tyre evropian. Italia mbështet perspektivën e BE-së të Kosovës dhe pret me padurim ta kemi Prishtinën si pjesë të komunitetit tonë”, thuhet në urimin e kësaj ambasade e cila gjithashtu uron edhe tre liderët kosovarë, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Një ditë më parë, kryeministri Kurti, dorëzo aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në BE. Këtë  dokument ia dorëzoi ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek, vend i cili deri me 31 dhjetor mbanë Presidencën e radhës së BE-së.

Lini një Përgjigje

Kur vdes një serb

Si u ndriçua krimi horror i vrasjes së Menduh Kurt-Deda