in

Ali Pashë Gucia gurë kufiri i trevave etnike

                     

 

Fishta I madh nw kryeveprën “Lahuta e Malëcisë” pwr kwtw kolos të kombit  në mes  tjerash shkruan …

Drita duel, dielli s’ ká lé,Alí Pasha, ‘ i trim rrfé,Heret sod na kênka çue,Kênka veshë, kênka shterngue,

Nuk âsht ngeja sod me u tallë:  Knjazi topin âsht ka e kallë.

Në oborrin e Çarshi Xhamisë, sië e quajnë  qytetaret e Pejës për kundër ca varreve të vjetra,   aty qëndrojnë edhe dy varre të kolosve të kombit, burra këta që aq shumë  i dhanë kombit e aq pakë morën nga ky komb. Aty prehen  në njërën anë Tribuni i kombit Haxhi Zeka dhe në anën tjetër   Ali Pashë Gucia, pashai i cili  që nga Lidhja e Prizrenit  qëndroi si askush tjetër gur kufiri  i trevave etnike  të Plavës e  Gucisë, duke mos lejuar Mark Milanin  dhe cubat tjerë të Cetinës  që të aneksonin këto pjesë të Shqipërisë etnike. Janë këto dy varre në të cilat prehen eshtrat e këtyre dy kolosëve   që  më veprat  dhe trimërinë e tyre shkruan faqet më te ndritshme të historisë se kombit. Varre këto që nuk janë vetëm  thjesht varre, e të cilat ne brezat e pas tyre nuk I trajtuam as një herë ashtu sikur ata e kanë meritua.

Shkruan : Halil Gashi

Kronistët e asaj kohë pohojnë se Ali Pashë Gucia, lindi në vitin 1828 dhe u vra në vitin 1885.  Ishte veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pronar, çifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia.

            Aliu  ishte i biri i Hasan Shabanagajt i cili mbaroi shkollën ushtarake në Stamboll. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shekullit të XIX-të. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj. Ali Pashë Gucia ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që kërkonte luftë kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut, për një ballafaqim të matur me Portën e Lartë për sa u përket të drejtave të autonomisë së Shqipërisë. Për vendosmërinë e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar të Shtabit Ushtarak për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Fishta I madh ne kryeveprën e tijë   Lahuta e Malëcisë  duke kujtuar ketë kolos të kombit  në mes  tjerash shkruan …

Drita duel, dielli s’ ká lé,Alí Pasha, ‘ i trim rrfé,Heret sod na kênka çue,Kênka veshë, kênka shterngue,

Nuk âsht ngeja sod me u tallë:Knjazi topin âsht ka e kallë.

Historiani  Hasan Kaleshi  në shkrimet e tije për këtë patriot të shquar të kombit i cili qëndroi gurë kufiri I trojeve etnike shqiptare  duke mbrojtur Plavë e Guc,  ndër te tjera shkruan se kur në Kongresin e Berlinit u vendos që Plava ,vendlindja e tij dhe Gucia ku kishte pronat e veta t’i takojnë Malit të Zi, Lidhja  Shqiptare e Prizrenit ngritët njëzëri kundër kësaj dhe atje dërgon forcat vullnetare në krye me Ali bej Gucinë. Gjatë nëntorit 1879 dhe janarit 1880, Mali i Zi tentoi që me forcë t’i marrë këto dy vende, por trupat malazeze, nën komandën e Mark Milanit pësuan disfatë te fshatrat Velikës e Pepiç.

Sipas dëshmive dhe konstatimeve të nxjerra nga shënimet e Lidhjes  nga  kronistët e kohës ,në mes te cilëve edhe  Krsisto Frashri, thuhet  ndër të tjera  se na atë kohë përball Plavës e Gucisë ishin rreshtuar 12 batalione malazeze, që kishin në përbërje rreth 6 mijë luftëtarë. Ndërsa në sektorin shqiptarë ishin vendosur 4’800 luftëtarë, prej të cilëve 1’500 vendas, dhe 2 mijë luftëtarë nga Gjakova, 1’000 vullnetarë pejanë dhe 300 luftëtar nga trevat e Shkodrës, duke përfshirë edhe 50 vullnetarë nga qyteti. Forcat malazeze në fillim të dhjetorit ishin rreshtuar gjatë vijës kufitare, në fshatrat Murinë, Pepaj, Arzhanicë e Velikë, ndërsa forcat shqiptare përball në fshatrat Martinaj, Kolenivicë, Plavë e Nokshiq, dhe këto dy ushtri i ndante lumi Lim i cili kishte vetëm një urë druri. Nuk duhet lënë pa përmendur se atë vit dimri ka qenë ndër më të ftohtit dhe niveli i Limit ka qenë i rritur. Tensionet ishin tepër të rënda dhe Knjaz Nikolla ushtarëve të tij dhe opinionit botëror u deklaronte se Shqiptarëve do i jepnin një “mësim shembullor”.

Këto tensione shpërthyen më 4 dhjetor 1879 kur Teodor Milani lëshoi pozicionet në Pepaj dhe u hodh në sulm me dy batalione në drejtim të Nokshiqit, duke i kapur në befasi 500 shqiptarët që mbronin kufirin, të cilët u detyruan të tërhiqeshin. Me këtë rast forcat malazeze marshuan në drejtim të Plavës. Por njëkohësisht, me të dëgjuar krismat, forcat vullnetare të Plavës dhe Rugovës me rreth 1000 luftëtarë me në krye Jakup Ferrin e Çel Shabanin u nisën me shpejtësi drejt veriut në ndihmë të luftëtarëve nokshiqas. Nën udhëheqjen e kapedanëve Kurt Asllani dhe Nure Kurti këto forca synonin të kapnin Velikën për tu marrë krahët forcave malazeze, të cilët vazhdonin depërtimin drejt Plavës pa e kuptuar se po rrethoheshin. Mirëpo këto veprime u vërjtën nga vojvoda Mark Milani i cili vëzhgonte nga Arazhnica rrjedhën e përparimit të forcave të udhëhequra nga vëllau i tij, e me këtë rast u sul në sulm me 4 batalione për të shmangur rrethimin e forcave që depërtonin drejt Plavës. Forcat e tij ju drejtuan me shpejtësi Nokshiqit pasi që kaluan lumin Lim, veprim që i siguronte shpinën forcave të Theodor Milanit. Me marrjen e Nokshiqit, plavianët, rugovasit dhe nokshiqasit u kthyen për ta shpëtuar atë duke mos e ditur se është marrë nga Mark Milani. Si pasojë ata vrapuan të shkujdesur tatëpjetës së malit të Velikës duke u ndodhur të zbuluar dhe nën zjarrin armik, ku pati shumë humbje nga ana e shqiptarëve. Pasi ndodhi kjo gjë sipas dëshmive ( i referohem prof. Kristo Frashërit i cili citon kujtimet e Ymer Shabës-pjesëmarrës në luftë) shqiptarët e egërsuar në kulm u turrën me tërbim kundër forcave malazeze që gjendeshin në luginën e Nokshiqit.

Burimet malazeze dëshmojnë se, “në një truall të ngarkuar me borë të madhe dhe me ngricë të egër, shqiptarët dhe malazezët u përleshën egërsisht me njëri tjetrin”. Kjo ishte përleshje e e rreptë, ku luftohej trup më trup. Përderisa zhvilloheshin këto luftime të përgjakshme kishin filluar lëvizjen forcat e tjera shqiptare që ndodheshin në Guci, të cilat të ndara në dy kolona vrapuan të kapin lumin Lim dhe urën e vetme ekzistuese duke u bërë kurth vdekjeprurëse me rastin e tërheqjes së forcave të Mark Milanit. Shefi i shtabit ushtarak Bozho Petroviq Njegoshi, teksa ndiqte me dylbi veprimet luftarake në fushëbetejë nga kodrat e Andrejevicës, nisi menjëherë në ndihmë të Mark Milanit dy batalione pasi situata i dha të kuptonte se forcat e Mark Milanit gjendeshin para asgjësimit të plotë. Sektori i Nokshiqit, vlonte nga lufta e 4’000 malazezëve përball 2 mijë shqiptarëve. Beteja u stërndez pasi erdhën përforcimet e dy palëve ndërluftuese, Lugina e Nokshiqit u kthye në një arenë ku luftëtarët përlesheshin aq egërsisht, sa të dy palët hodhën plotësisht hutat duke i nxjerr jataganët si kaherë. Në kwtw betejë për të cilën u thurën edhe shumë legjenda  pësuan keqas forcat Malazeze ,ne ikje shumë nga ta ranë dhe u mbytën në Lumin Lim

Pas kësaj, Mali i Zi hoqi dorë nga qëllimi që me forcë t’ia bashkojë këto vise Malit të Zi. Pas bisedimeve të gjata midis Portës, Fuqive të Mëdha e Malit të Zi, u vendos që t’u jepet treva e Cemit e banuar me shqiptarë katolikë nga fiset Hot, Grudë e Kelmend, por edhe kjo ide nuk u realizua për shkak të rezistencës së shqiptarëve. Për këtë arsye, u vendos që Malit të Zi t’i jepet Ulqini. Në korrik të vitit 1880, Ali pashë Gucia erdhi në Ulqin me 3.500 shqiptarë për ta penguar dorëzimin e Ulqinit Malit të Zi. Deri sa zgjaste kriza rreth dorëzimit të Ulqinit, Ali pashë Gucia udhëtoi për Prizren e Pejë, dërgoi delegatë në Dibër që të tubojnë forca të reja vullnetare për mbrojtjen e Ulqinit. Por, së fundi forcat shqiptare u detyruan të tërhiqen nga Ulqini ndërsa mushiri (mareshali) Dervish-pashai më 26 nëntor të vitit 1880 ia dorëzoi Ulqinin Malit të Zi

Në muajt e fundit të veprimtarisë së Lidhjes Ali pashë Gucia u bind se autonomia nuk mund të fitohej pa luftë kundër Portës së Lartë, por megjithatë nuk u shkëput nga partizanët e rrymës së moderuar. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare, Sulltani e kurseu Ali pashë Gucinë, madje e emëroi mytesarif të Pejës. Kurse 4 vjet më vonë, u vra në Grykë të Rugovës nga një atentat, të organizuar, sipas zërave të asaj kohe, nga vetë qeveritarët e Stambollit.

Dhe kur sot qëndron pranë varrit të këtij kolosi dhe kujton tërë atë histori të kombit , tërë atë gjak që shqiptarët e derdhen që të mos ju ngushtohet gjeografia e shtetit dhe kombit , dhe kur të shohësh h at gurw varri më të drejtë pyet,o zot sa pak kemi bërë  për këta njerëz që shkruan faqe të ndritura  të historisë se kombit, sa pak dinë   për ta brezat që po vijnë  dhe më sa më kujtohet kanë kaluar vite e vite që askush së paku një buqët lulesh nuk e vuri mbi varrin e këtij Kolosi 

                                                                                                             Halil Gashi

Lini një Përgjigje

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues

Zëri i qytetarisë