in

Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin e Iranit

Aleatët e Izraelit e kanë dënuar ashpër sulmin iranian

Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se angazhimi për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt.

“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt.”, tha ai.

Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.“Irani ka nisur një sulm ajror kundër Izraelit. Presidenti Biden po informohet rregullisht për situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë. Ky sulm ka të ngjarë të vazhdojë për disa orë. Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani.”

Reagimi i Rishi Sunak, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar në termat më të fortë sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit.” Irani ka treguar se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Së bashku me aleatët tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, tha ai.

 Karl Nehammer, Kancelar i Republikës së Austrisë tha se sulmi i Iranit ndaj Izraelit duhet dënuar me termat më të fortelë të mundshëm. “Austria është fuqimisht e vendosur ndaj sigurisë së Izraelit dhe ne i bëjmë thirrje Iranit për ndalimin e menjëhershëm të veprime armiqësore”, tha ai.

Petr Fiala, Kryeministër i Republikës Çeke theksoi se qëndrojnë fuqimisht përkrah Izraelit dhe të drejtës së tij për të mbrojtur veten!.

 Mark Rutte, Kryeministër i Holandës, theksoi se  situata është shumë shqetësuese në Lindjen e Mesme. “Më herët gjatë ditës së sotme, Holanda dhe shtetet e tjera i dërguan një mesazh me zë të lartë dhe të qartë Iranit që të përmbahet nga sulmi ndaj Izraelit. Holanda dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet. Ne vazhdojmë t’i vëzhgojmë nga afër zhvillimet”, tha ai

Reagimi i z. Lloyd James Austin III, Sekretar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”Bisedova me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant sot për të ritheksuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për mbrojtjen e Izraelit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin përballë kërcënimeve nga Irani dhe proksive të tij rajonalë.

Annalena Baerbock, Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

“Irani ka hedhur dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit. Ne e dënojmë sulmin e vazhdueshëm në termat më të fortë të mundshëm, sulm ky që rrezikon të zhysë një rajon të tërë në kaos. Irani dhe proksit e tij duhet ta ndalojnë këtë menjëherë. Në këto orë, ne qëndrojmë fuqimisht përkrah Izraelit.”

Reagimi i Stéphane Séjourné, Ministrër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Franceze

“Franca dënon me termat më të fort• sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit. Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe duke marrë rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak. Franca ritheksoj lidhjen e saj me sigurinë e Izraelit dhe e siguron atë për solidaritetin e saj”.

Reagimi i z. Chuck Schumer, senatorit veteran të Nju Jorkut, njëherësh liderit të shumicës në Senatin amerikan që nga vitit 2021

“Ndërsa Izraeli është nën sulm nga Irani, ne qëndrojmë me Izraelin dhe popullin e tij, dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit kundër Iranit.”

Reagimi i z. Geert Wilders, liderit të Partisë për Liri në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, njëherësh ish-kandidatin për kryeministër të Holandës

“Qëndro i fort, Izrael. Ne do të jemi gjithmonë me ty dhe do të të mbështesim kundër forcave të errëta të terrorit!”.

Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke

“Çekia dënon me vendosmëri sjelljen destabilizuese të Iranit dhe proksive të tij që vendosën të sulmojnë Izraelin. Ne e ritheksojmë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Sjellja agresive afatgjatë e Iranit po e pengon rajonin e Lindjes së Mesme të jetojë në paqe dhe siguri.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Gjashtë të vrarë në një sulm me thikë në Sidnei

Irani nis sulmin me dronët kamikazë, Izraeli mobilizon forcat ajrore