in

Albin Kurti e ironizon keq propozimin e Ramës për asocacionin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e ka kursyer sarkazmën për rolin e liderit global në zgjidhjen e krizave ballkanike. I pyetur gjatë një konference shtypi me gazetarët kosovarë se çfarë mendon për propozimin e Ramës për një draft-statut për asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se nuk e ka lexuar atë.

Pastaj ai shtoi: “Unë besoj se Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Por nëse është kështu le t’ia propozojë atë presidentit serb Vuçiç në një nga mbledhjet e përbashkëta të Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës. Pikërisht për këtë kryeministrin e Shqipërisë e detyron edhe  neni 8 pika 1 e kushtetutës së Shqipërisë” ironizoi Kurti.

Deri më tani Albin Kurti nuk kishte folur me gojën e tij për këtë çështje. Prishtina zyrtare e pati refuzuar draft propozimin që kryeministri shqiptar e dërgoi pranë kancelarive berendimore në Berlin dhe Paris, duke prtetenduar se ai është  “i pavevojshëm”. Zëdhënësi i Albin Kurtit me ironi shtroi se nga Tirana, Kosova nuk pret ndërmjetësim por mbështetje. Menjëherë pas nisjes së kësaj polemike edhe nga Beogradi u futën në rol sikur ideja e Ramës është në dëm të tyre.

Lini një Përgjigje

Sveçla:Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it

Ambasada gjermane: Nuk kemi bojkotuar pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit