Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Gjormë, në Vlorë.
Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale A.R. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorë.
Një prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë. Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesi i mjetit tip “Benz ” me iniciale D.D., 24 vjeç, banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri me iniciale N.P., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bradashesh të Elbasanit. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një minibus dhe për pasojë shtatë persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në momentin që drejtuesja e “Volkswagen” është futur në parakalim, por kjo manovër nuk ka shkuar sipas përllogaritjes, dhe për pasojë ka goditur minibusin, i cili ishte duke lëvizur në korsinë e vet.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.