in

Aksident në Vlorë, vdes polici

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën që lidh autostradën me “Transballkanike”.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi, viktimë ka mbetur punonjësi i Policisë Nuri Malaj.

Viktima ndodhet ende i bllokuar në makinë.

Shërbimi zjarrfikës po punon për nxjerrjen e trupit të pa jetë nga automjeti, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Lini një Përgjigje

Dhjetë burrat më të pasur në botë fituan aq shumë gjatë pandemisë

Pandemia bllokoi turizmin, 3.7 milionë të huaj më pak hynë në vend