in

Aksident në Vlorë, ndërron jetë i moshuari

Një këmbësor 75 vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Vlorës pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës”. Policia ka nisur hetimet si dhe ka shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Italia mbyllet sërish deri në 6 janar

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të re të koronavirusit që prek të rinjtë në valën e dytë