in

Ahmetaj: 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht do të shqyrtohen

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka dhënë detaje në lidhje me votat me kusht.

“Nga procesimi i rregullt i materialeve zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht dhe pasi të procesohen edhe këto zarfe atëherë do ta dimë numrin e saktë se sa janë vota me kusht”, ka thënë Burim Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Ahmetaj materialet nga 101 vendvotime janë vendosur në karantinë pasi sipas tij ka parregullsi.

Ai thotë se shumica e këtyre parregullsive lidhen me votat me kusht dhe në disa raste edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së thotë se raportet janë të orës 12:00 të datës 18 shkurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Qeveria “Kurti 2” do ta konfiskojë pasurinë e paligjshme

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë kundër barrierave dhe burokracisë