Aktorja e njohur Adriana Matoshi tashme eshte në një lidhje dashurie me ish futbollistin e Ferronokelit Keith Groeneveld, njoftojnë portalet shqiptare.
Dallimi i tyre në moshë nuk e ka penguar dashurinë e tyre. Adriana thotë se nuk e ka aspak problem, madje dyshja për herë të parë kanë folur për lidhjen e tyre në një intervistë në “Prive”. Adriana ka thënë se e kalon shumë mirë me te, pasi që janë dashuruar në shpirtat e njëri-tjetrit.
“Une nuk jam tip që dal shume, e kam një kafiq qe rri aty. Ky ka ardh aty më moti, e kam pa dhe e kam prit si klient, kemi fol edhe aq. Jemi tu u ni shume mire me njëri- tjetrin, e kuptojmë njëri tjetrin jashtëzakonisht shumë mirë. Unë përpara nuk e kom njoft, edhe ai nuk e ka ditë se kush jam unë. Nuk u dashuru ky ne mu për shkak se jam aktore dhe as unë nuk jam dashuru në te për shkak se është futboller. Nashta kjo e ka bo që na me kanë shumë më të afert. Ne jemi dashuru në shpirtat e njëri tjetrit. Une kom gjet shume njerëzi te ky, edhe ky e ka pa qe jam shumë përtoke. Jemi pëlqy, na ka ec muhabeti dhe kemi fole për shumë tema që ma përpara nuk kisha me thanë qe kom pas një komunikim të tillë me najkan”.
Kurse Keith tregoi se për herë të parë Adrianen e ka parë në Dar dhe aty e ka vërejt që ka një zemër të madhe. “Është shumë e sjellshme. Pastaj, herën e parë që dolëm për darkë bashkë folëm për shumë gjëra. Ne folëm për jetën e saj, jetën time, për gjithçka. Për planet tona, për synimet tona. Dhe pastaj, me “zuri.”
Ju lutemi na tregoni a do te ju pengonte juve një lidhje ku partneri ose partnerja juaj do te ishin 19 vjeç me të rinj?