in

Abrashi: Sondazhet na nxjerrin shumë më mirë sesa ato që po përfolën

 Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Arban Abrashi, ka folur për media pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së partisë.

 Pwr sondazhet që janë publikuar së fundi, Abrashi ka thënë se LDK është shumë më mirë sesa që thuhet nëpër debate e diskutime në rrjete sociale.

“Sondazhet LDK’në e qesin shumë ma mirë, sesa që po përflitet në debate e diskutime në ‘facebook’ që janë të paguara e të motivuara nuk e di se nga kush”, ka thënë Abrashi.

Për largimet e disa asamblistëve në Ferizaj, Abrashi ka thënë se është një lëvizje e vogël e personave me lidhje familjare. Sipas tij, s’ka kurrfarë përçarje në LDK.

“Jemi shumë ma shumë unik. Nuk kemi asnjë breng që dikush do të largohet. Kemi pas një lëvizje ose dy, që janë kanë lidhje familjare. S’kemi problem me çarje të LDK’së. Po mobilizohemi. Jemi unik. Tani i diskutojmë kriteret dhe kandidatin ditëve në vijim”, ka shtuar tutje Abrashi.

 “Ditëve në vijim i sqarojmë edhe koalicionet e mundshme. Do të kemi shumë takime”, ka theksuar ai.

Lini një Përgjigje

Në Kosovë edhe 7 viktima dhe 270 raste me koronavirus

Avdullah Hoti, do të zhvillojë një takim me kryetarë të degëve