in

Abdixhiku: Liria erdh siç e kishim besuar të gjithë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi”, në vigjilje të 25 vjetorit të çlirimit duke kujtuar angazhimit e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Kryetari i LDK-së Lumir Abixhiku ka theksuar se reflektimin euroatlantik Kosova po e përjeton edhe tash, 25 vjet pas çlirimit.

“25 vite më parë ne gjetëm lirinë. Ajo na erdh si triumf prej testamenti i përpjekjes së gjeneratave të tëra; erdh si dritë e fundme e paqësorëve të 90-tave, besimi i të cilëve s‘reshturi së pushuari kurrë; erdh si altar përjetësie ku pushojnë djemtë e vajzat çlirimtare të Kosovës; erdhi si fitore e angazhimit monumental euroatlantik, që në qiellin sipër nesh na shfaqej nëpërmjet fluturakeve të NATO-s”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, liria erdhi nëpërmjet zërave të largët, “që aso kohe na u bënë të afërt dhe në gjithë tmerrin e luftës e pafuqisë, ishin mes nesh për të na thënë se nuk ishim vet dhe sdo të mbeteshim vet”.

“Na vinin nëpërmjet zërave të Bill Clinton, Tony Blair, Javier Solana, Wesley Clark, Madeline Albright, Jamie Shea, Joshka Fisher, Massimo D’Alema, e përplot liderë e akterë tjerë botëror, që në orët më të rënda tona u gjind krah nesh. Prandaj jemi mirënjohës përherë. Prandaj u jemi falënderues gjithherë! Liria erdh siç e kishim besuar të gjithë”, ka thënë ai.

Pjesë e kësaj konference janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema, ambasadori i ShBA-së në Kosovë Jeffrey Hovernier e shumë personalitete tjera.

Abdixhiku duke e përmendur veprën e ish presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka theksuar se ai ishte perëndimor autentik.

“Jemi të nderuar me praninë e secilit prej jush, njëzet e pesë vite më parë ne gjetëm lirinë, ajo erdhi si triumf testamenti, erdhi si dritë, si anëtarë përjetësie ku shohim vajza e djem, erdhi nëpërmjet zërave të largët që në aso kohe na u bënë të afërt, e ishin mes nesh për të na thënë se nuk ishim e s’jemi vetëm, na vinim përmes liderëve botëror që në orët më të vështira na u gjenden pranë nesh, andaj ju jemi mirënjohës e falënderues gjithnjë e përherë. Sot pikërisht për shkak të sakrificës s këtyre, unë dhe secili prej jush duhet te kuptojmë detyrimin e lirisë, prandaj kjo konferencë jo vetëm si kujtim nderues, por si skicë e projektimit të se ardhmes, qe na vjen në fjalë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova: Kosova shtet i pavarur me përkrahës e aleat. Presidenti, Evropën e konsideronte si bashkësi, e shqiptarët pjesë të tyre, ishte perëndimor autentik, Rugova veproi në një kohë të thyerjeve të mëdha, ai zgjodhi fjalën e lirë”, ne jemi popull perëndimor sikurse Ibrahm Rugova”, ka deklaruar Abdixhiku. RTK

Lini një Përgjigje

Paglia: Rugova ishte si baba për Kosovën, nuk mund të krahasohet me ndonjë politikan tjetër

Rama: Ibrahim Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë