in

Abdixhiku: Kur të formohet Kryesia e LDK-së, do të vendosim për presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se gjatë fundjavës do të formohet Kryesia e LDK-së dhe aty do të marrim vendimin lidhur me votimin rreth formimit të institucioneve të Kosovës, saktësisht presidentit.

Abdixhiku pas takimit me zëvendëskryeministrit e Maqedonisë, Artan Grubi në një konferencë për media tha se ajo çfarë LDK synon është që t’i shmang zgjedhjet dhe të kontribuojë në formimin e institucioneve.

“Ne nesër kemi takimin bilateral, me palën tjetër. Po besoj që gjatë vikendit do të formojnë organet e partisë, siç është Kryesia e LDK-së dhe aty e marrim vendimin për të gjitha çështjet në koordinim të plotë me grupin parlamentar të LDK-së. Tani për tani, ajo çfarë kam thënë është se LDK synon t’i shmang zgjedhjet, të kontribuoj në formimin e institucioneve dhe këto institucione të jenë demokratike, të përfaqësojnë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit. Për çështje tjera do të kuptoni pas takimit të nesërm”, tha kryetari i LDK-së, raporton Telegrafi.

Ai tha se synim kanë shmangien e zgjedhjeve të shpeshta, të mërzitura e të kushtueshme për vendin.

“Ne ende se kemi vendimin e Kryesisë ku duhet marr vendim se çfarë është rruga jonë përpara. Më pas këtë rrugë e komunikojmë me grupin parlamentar”, tha Abdixhiku.

Ai tha se pas konstitutimit të Kryesisë së partisë dhe me kohë do të definojnë pozicionin e tyre të qartë.

Abdixhiku u pyet nëse ka emër tjetër për deputet, ndërsa tha se për këtë nuk kanë diskutuar.

“Këso ide nuk është që kemi diskutuar të themi të drejtën, pra presim takimin e parë  me ta. Është sjellje e mirë e pozitës, mirë që po takohemi dhe kemi gatishmëri të flasim”, tha ai

Lini një Përgjigje

Izraeli pas marrjes së vaksinave

“Xhamia shqiptare” në Cyrih shet një libër që bën thirrje për vrasje të jobesimtarëve dhe rrahje të grave