Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë vizitën e parë zyrtare, pas marrjes së detyrës, në Komunën e Tuzit, ku është takuar me kryetarin Nik Gjeloshaj dhe komunitetin shqiptar.
“Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive të kaluara. Ne do bashkëpunojmë me projekte për të mirën e komunitetit”, është shprehur zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq për mediet.
Postimi i plotë i kryetarit të komunës se Tuzit, Nik Gjeloshaj:
“Sot, bashkë me nënkryetarët e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, pritëm në takim, zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Jakov Millatoviq.