Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e 14 shkurtit me
Partinë Demokristiane të Kosovës, përkatësisht me Zef Morinën.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.
Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.
Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.