in

A ka zgjidhje për pritjet e gjata në Merdare

Cila është rruga tjetër që do ta anashkalonte Serbinë dhe policët e tyre të korruptuar, por është turp edhe për mërgimtarët tanë që u japin rryshfet që të kalojnë pa rend.   

Edhe këtë vit bashkatdhetarët janë nisur për festat e fund vitit, sërish po përballen me kolona dhe pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare, madje kishte ankesa se në pikën kufitare në Serbi, bashkatdhetarët po u japin të holla policëve në atë pikë që të kalojnë më shpejtë.

Ekipi i KP ka qëndruar dje për disa orë në pikën kufitare të Merdares, ku bashkatdhetarët prisnin deri në katër orë.

Bashkatdhetari nga Gjermania, Leotrim Shabri tregon se në pikën kufitare të Merdarës ka pasur pritje shumë të gjata.

“Deri këtu jo nuk kemi prit shumë, këtu kemi prit rreth 3 orë e gjysmë katër, mirë ka shkuar deri diku, mirëpo po ka shumë kësi thyerje që po hyjnë pa rend si gjithë, edhe pse jemi të vaksinuar nuk na i kanë kërkuar, jo vetëm këtu por nuk i kërkojnë askund nëpër kufi”,  shton ai

Ndërkaq edhe Habit Shatri ka ankesa për atdhetarët që vijnë nga shtetet e huaja, pasi që në kufirin e Serbisë po u japin të holla policëve në atë pikë.

“Një ndjenjë shumë e keqe për neve që presim në rend kur vinë ata që i japin asaj anës serbe i japin të holla, për neve që presim nga dy tri orë shumë ndjenjë e keqe. E kalon krejt kolonën dhe për neve shumë ndjenjë e keqe, le të shohin edhe ata që ju japin atyre se nuk e kanë mirë”, thotë ai.

Arben Sinani tregon se sa i përket sigurimit, vitin e kaluar nuk ka paguar, ndërkaq këtë vit ai u detyrua të paguajë 77 euro për dy javë.

“Ja vjet nuk kam paguar sigurim hiq, kurse tash më than të paguaj siguriom 77 euro, nuk e di për dy javë ditë 77 euro. Në kufi na ka ra me prit 3 orë e gjysmë” ka shtuar ai.

Edhe Sami Morina, mërgimtar nga Zvicra tregon se për kundër viteve të tjera nuk ka pritur më shumë se 1 orë e gjysmë.

“Jo nuk na ka ra shumë me prit madje bash këtë herë jam çudit sa shpejt ka ecur puna, një 1 orë e gjysmë nuk na ka ra ma shumë me prit. Jo askund nuk na kanë lyp përveç këtu që na pyetën nëse jeni të vaksinuar”, ka thënë ai.

Bashkim Vllashniku tregoi për KosovaPress, se nuk ka pritur shumë në asnjërën pikë kufitare, madje ai tregoi se as certifikatat e vaksinimit nuk i kanë kërkuar.

“Hungari-Serbi kam kaluar për një orë, kurse këtu në Merdare kam mbërri në 12:30 qetash, dy orë, askund nuk i kanë kërkuar”, thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Rama për projektin e liqenit: Prej atij momenti më njohën 100 për qind e qytetit

BB (bisedë burrash)