in

A janë shqiptarë “myslymani Sami dhe i krishteri Sokrat”?

Veliaj i prezanton puntorët e Bashkisë sipas besimit fetar e jo sipas përkatësisë kombëtare. Ua hëngri kombësinë, i la lakuriq. Po Veliaj, është mysylman, apo i krishter? Shqiptar a bullgar?

Sa shumë ka degjeneruar fjalori politik e kombëtar i politikanëve shqiptarë. Në shekullin XXI  manipulojnë me nocione të mesjetës, përkatësisht me fjalor të beduinëve të Arabisë. A kanë edhe ata kokë beduini?   

Lajmi: “Në përpjekje për të treguar se nuk bën dallime mes punonjësve të bashkisë, Erion Velija ka bërë pikërisht atë që nuk duhet, duke i ndarë në myslimanë dhe në të krishterë vartësit e tij. Pasi kanë pastruar mbetjet e silikonit në pjesën e jashtme të minares së xhamisë së Ethem Beut, dy punonjësve i është kërkuar një foto e cila është publikuar në profilin e kryetarit me këtë mesazh: Faleminderit myslymanit Sami dhe të krishterit Sokrat që pastruan njollë e silikonit të histerisë nga xhamia e Et’hem Beu”.

Lini një Përgjigje

Haxhi Zeka ky Tribun I kombit

Rapsodia e Drenicës në gurët e varreve të Aqarevës