Këtë pyetje e shtroi djali që kërkon babanë në morg, por askush s’i përgjigjet, sepse as në morg nuk e gjejnë. Situatë e ngatërruar dhe e çoroditur në Spitalin e Tiranës, ku trajtohen të sëmurit me coronavirus.
Nga reportazhi i Ora News
I riu është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijonte t’i dërgonte ushqime.
“Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, është shprehur djali.
Spitali infektiv thotë ai nuk i jep informacione dhe ne celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin. “Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, është shprehur djali.
Më pas i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut dhe njofton se nuk ka kufomë me identitetin e të atit të tij.
Fatkeqësisht djali largohet nga spitali pa marrë asnjë përgjigje./ Ora News